NGA: GRESA BAJRAKTARI

(Bota sot)

    Kryetari i Luginës së Preshevës Jonuz Musliu, ka deklaruar sërish se është për bashkimin e trojeve shqiptare konform vullnetit të popullit etnik shqiptar të Medvegjës dhe Bujanocit në referendumin gjithëpopullor të 1 e 2 marsit 1992.

Pas intervistë për ‘Presheva Jonë’ Musliu ka deklaruar se është qytetar shqiptar dhe jo i Serbisë.

“Unë jetoj në Bujanocin e Kosovës. Kryeministri im është Rama. Shqiptarët etnik nga Lugina e Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën. Ne nuk do të jemi “Shqipëria e Madhe” me Nishin. Ne nuk do të heqim dorë prej saj, është e drejta jonë”, ka deklaruar ai.

Por, menjëherë pas këtyre deklaratave kanë ardhur edhe kërcënimet në drejtim të tij.
Jonuz Musliu ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetën Bota sot për kërcënimet që ka marrë dje, pas intervistës që ka dhënë, që thotë se i janë bërë në emër të policisë serbe, duke i thënë se ‘do ta vrasin, do ta prenë’.

“Kryesisht kanë qenë kërcënime në baza kombëtare por edhe familjare. Më kanë thënë: ‘Pse nuk po shkon të jetosh në Shqipëri dhe në Kosovë, por po jeton këtu? Kjo ka ardhur pas deklaratës që kam thënë se kam refuzuar taksat e Serbisë dhe i marr ato shqiptare. Më kanë thënë ‘kemi me të vra, me të pre, nuk mund të bësh çka të duash në Serbi’”, ka deklaruar Musliu për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se kërcënimet i janë bërë përmes Facebook-ut dhe telefonit, në emër të policisë serbe, e për këtë ai ndihet i rrezikuar dhe i ka njoftuar ambasadat dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

“I kam lajmëruar ambasadat dhe ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Ata janë duke e përcjellë situatën”, është shprehur tutje kryetari i Luginës së Preshevës.

I pyetur nëse ka siguruar mbrojtje pasi ndihet i rrezikuar dhe kërcënuar, Musliu ka thënë se e vetmja mbrojtje që ka është populli shqiptar i Luginës.

“Natyrisht që ndihem i rrezikuar por njëherë nuk kam marrë mbrojtje. Nuk kam mbrojtje përveç popullit shqiptar që i kanë në Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Jonuz Musliu./BS/

SHPËRNDAJE