Dark Mode Light Mode

Edhe Ahmeti si ata tjerët, premton përmes mediave serbe: Presheva do të jetë temë e bisedimeve

Bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, po cilëson se kushti kryesor i Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, është njohja reciproke mes dy vendeve.

Në një intervistë për mediat serbe, Ahmeti ka folur edhe për retorikat e Beogradit karshi krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Për mua këto janë vetëm retorika të zyrtarëve serbë. Këto retorika nuk e ndihmojnë procesin e dialogut. Heqja e doganave mes Shqipërisë dhe Kosovës nënkupton vetëm lehtësira mes dy vendeve”, ka thënë ai.

Sipas Ahmetit, secila mbledhje apo takim mes zyrtarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, nga Serbia po shihet se kërcënim për ‘Shqipërinë e Madhe’.

Ahmeti tutje ka pohuar se secili shtet i ka interesat e veta në këtë proces, duke përshirë edhe Rusinë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje, është mirë që ta arrijmë me përkrahjen e partnerëve tanë, mirëpo gjithashtu nuk duhet të kemi pengesa për hyrjen në OKB”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të jetë Lugina e Preshevës temë e dialogut të Brukselit, Ahmeti u përgjigj, se qytetarët e Luginës dhe të drejtat e tyre do të jenë subjekt i negociatave.

“Ne besojmë që qytetarët e Preshevës dhe të drejtat e tyre do të jenë pjesë e procesit të dialogut. Ata duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, nëse duam zgjidhje afatgjatë”, ka përfunduar Ahmeti.

Kujtojmë, se pikërisht bashkëkryesuesit e ekipit dialogues, Limaj e Ahmeti, kanë kundërshtuar fuqishëm të ashtuquajturin korrigjim i kufijve, në bazë të të cilit Lugina e Preshevës do t’i bashkëngjitej Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + six =

Previous Post

Haradinaj: Unë Luginën e du me zemër, kurrë nuk e shti në pazar

Next Post

Kush është këngetarja e re shqiptare qe po korrë suksese në Gjermani. Kejsi Rrustja një "Ariana Grande" e ardhshme shqiptare...

Advertisement