Dark Mode Light Mode

Dy persona qarkullonin me armatime të rënda, arrestohen (Foto) 

Dy persona qarkullonin me armatime të rënda, arrestohen (Foto)

Policia ka finalizuar me sukses Operacionin e koduar “Parandalimi”, duke sekuestruar armë dhe municione. Në pranga kanë rënë shtetasit Artan Dedja, 37 vjeç dhe Saimir Preça, 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targë AA 575 JY, ku udhëtonin shtetasit e mësipërm.

Shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “automatik” model 56, bashkë me 1 krehër, 1 armë zjarri pistoletë të llojit “Ekol” bashkë me një krehër, me 15 fishekë të kalibrit 9 mm,1 granatë dore difensive, 1 ndezës granate, 4 aparate celularë.

Advertisement

Gjithashtu, është bllokuar edhe automjeti me të cilin lëviznindhe që ishte në pronësi të shtetasit Artan Dedja.

Policia po heton për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së këtyre dy shtetasve nga Elbasani të armatosur në qytetin e Vlorës.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 7 =

Previous Post

Shqiptari me plis nokauton serbin në mes të Greqisë (Video)

Next Post

Lori, Nexhat Jaha, Elona me 10 bukuroshe tjera ne Gjenevë tri dite e tri net me ju bashkarisht në MUST CLUB

Advertisement