Dark Mode Light Mode

Doktori që operoi presidentin Thaçi me dedikim emocional për të

Mjeku që ishte pjesë e ekipit që operuan dje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Bashkim Gllareva përmes një postimi në Facebook i ka dedikuar disa fjalë prekëse.

“Nuk dija si t’i drejtosha bashkëluftëtar apo President. Ai më tha jam si çdo pacient tjetër. Jam Hashimi. Edhe pas 20 vitesh, kishte mbetur ai i luftës, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Gjatë luftës ecnim bashkë në veprime kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Ndërkaq, sot përjetova momentin më  të rëndësishëm dhe u gjenda para përgjegjësisë më të madhe jetësore dhe profesionale. Jam duke qëndruar pranë bashkëluftëtarit, pranë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ështe ndjenjë e veçantë, emocion i paharruar”, ka shkruar Gllareva.
Ai ka theksuar se presidenti është trajtuar në Klinikën e Urologjisë në QKUK, si të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës.

“Modestia e tij më bën të ndjehem krenar me njeriun e parë të shtetit tim. Jam shumë i lumtur që pas opermit, Presidenti me plot humor dhe besim, në këmbët e tij u kthy nē shtëpi.
Zoti e bekoftë Presidentin tonë”, ka përfunduar postimin doktori Gllareva.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + 5 =

Previous Post

Kryebashkiaku japonez: Burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi gratë vonohen shumë

Next Post

‘Four Four Two’ rendit Messin si më të mirin e 25 viteve të fundit

Prestigjiozja britanike “Four Four Two”, në renditjet historike të futbollit, ka publikuar një renditje të 25 futbollistëve më të mirë të 25-vjeçarit të fundit.
Për këtë revistë nuk ka asnjë dyshim: më i miri është Lionel Messi.

Advertisement