Dark Mode Light Mode

Digjet një autobus në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Sot rreth orës 09:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se një autobus është duke u djegur, në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia njofton se njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me zjarrfikësit.

“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thotë Policia për Express.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight − 1 =

Previous Post

Pas helmimit te 70 personave ne nje iftare në Gjilan mund të jenë gulenistet?

Next Post

Shkruhet historia, Trump shtrëngon duart me Kim Jong Un

Advertisement