Prishtinë, 8 shkurt -Dhjete gazetare nderkombëtare nga Gjeneva, përfaqesues keta te mediave boterore sot kane arritur ne Prishtine për nje vizite katërditore, nga 8 deri me 11 shkurt të ketij viti.

Vizita e përfaqesuve te mediave boterore ne Kosovës bëhet me iniciativen e Asociacionit te gazetareve te huaj ne Zvicer dhe Liechtenstein (Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein-APES) ne bashkepunim ma gezaten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Vizita dhe takime te shumta me vendoret dhe nderkombëtaret në Kosovë: Me kryeministrin Kurti, Ambasada zvicerane, Eulex, me FSK, ne Prekaz..takime me perfaqesues nga Veriu dhe Lugina e Preshevës

Aucune description disponible.Peter Kanny, presient i APERS thote për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « qëllimi i kesaj vizite ne shtetin me te ri te Evropes bëhet me rastin 15-vjetorit te pamvaresise se Kosovës, meqe rast nga nje ser takimesh me kreret e inistucioneve vendore dhe nderkombëtare do te njihemi me persëafërmi për situaten aktuale politike dhe ekonomike si dhe zhvillimet e fundit ne rajon, pas nje ser provkimesh dhe tensinimesh te sitautes ne rajoin, sidomos ne Veri, ne breztin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë  »

Gjate qëndrimit katërditor gazetaret nderkombëtar nga Gjeneva do te priten fillimisht nga kreu i Qeverise se Kosovës Albin Kurti, pastaj do kete takime me ministra (Svecla, Gervalla, Rashic..) dhe krere te instituioneve te tjera vendore si dhe nderkobëtare (ambasden zviceraen, Eulex..). Po ashtu gazetaret do te priten nga komandanit i FSK-së gjeneral Bashkim Jashari ku gazetaret do te drekojnë bashkarisht me ushtaret e Kosovës.

Gazetaret botereror gjate qënderirmit ne Kosovë do te vizitojne edhe Prekazin legjendar ku do të piten nga Rifat dhe Bekim Jashari,  nje rast i mire per te mesuar për luften e drejte dhe paqesore per liri dhe pamvaresi te UCK-së dhe prijesit te saj kryekomanadantit Adem Jashari.  Po ashtu gazetaret nga Gjeneva do te bejne homazhe tek varri i presidentit historik dhe arkitekti te pamvarersise së Kosovës Ibrahim Rugova.

Aucune description disponible.Lidhur me viziten ne fjalë Nefail Maliqi, koordinator ndekrombëtar te asociacionit (APES) për vizita me qeverite e vendeve boterore ka thene se « Pas disa vizitave të rëndësishme qe kemi zhvilluar se fundit në disa vende të botës si në Liechtenstein, Ukrainë, Turqi,  Tajvan.. Asociacioni nderkombëtar i APES ne bashkepunim me gezaten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch para nje muaji, ne Asamblene e Pergjithshme te APES ka planifikuar një vizitë katërditore në Kosovë (8-11 janar 2023) për të mësuar më shumë rreth situatës aktuale në rajon dhe avancimi i proceseve demokratike dhe integrimeve në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare… »

« Për realizimin e kesja vizite te gazetareve boteror ne Kosovës me rastin e 15-vjtorit jubilat te pamavresise, padyshim do falenderuar autoritetet vendore dhe nderkombëtare, sidomos Qeverine e Kosovës, ato zvicerane, stafin e MPJ dhe ambasaden e Kosoves ne Zvicer… » ka thëne kolegu Nefail Maliqi.

Nje vizite dhe takime eshte parapare edhe në Veri te Kosovës ku gazetaret do te ken rast te takojne dhe bisedojne me lidere dhe përfaesues te Mitrovicës  si dhe me qytetare shqiptare dhe serbë. Për te njohur mbi zhvillimet ne rajon, gazetaret botëror nga Gjeneva njëkohësishtdo te takojnë edhe përfaqesusit shqiptare nga Serbia (Lugina e Preshevës) krahine kjo e banuar me shqiptare etnik (Medvegja, Bujanoci dhe Presheva) rajon ky me i varfur dhe me i diskrimniuar jo vetem ne Serbi, por edhe ne Evropë, të cilet me përfaqesuesit mediave boterore do te mbajne nje konference shtypi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

APES eshte nje shoqate e njohur ne Zvicer dhe me gjere e cila tubon gazetar keta nga mbare bota qe veprojne ne Zvicer, kresisht ne Gjenevë te akredituar ne OKB apo ne Ministrine Jastme te Zvcres (DFAE). APES u themeluar në vitin 1928 në Gjenevë, aktualisht ka më shumë se 120 anëtarë që përfaqësojnë media nga të gjitha kontinentet. Shumica dërrmuese e anëtarëve janë të vendosur në Gjenevë, në organizatat e familjes së madhe Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të specializuara.

SHPËRNDAJE