Deputetja e Majtë në Bundestagun gjerman, Zhaklin Nastiq, në një intervistë për Kosovën dënoi presionet e BE-së ndaj Beogradit duke e kontestuar neutralitetin e vendit të saj, Gjermanisë.

Nastiq ka vlerësuar se aktualisht Serbia është nën presion më të madh për të pranuar planin franko-gjerman.

Ajo vazhdoi me pretendimet e saj të çuditshme duke shtuar se i vinte turp që Gjermania nuk i kishte dënuar sulmet me motive etnike në Kosovë në fillim të këtij viti.

Më tej, Nastiq sulmoi edhe shkëputjen e Kosovës nga Serbia për të cilën vlerësoi se krijoi precendent për vendet e tjera.

“Në aneksimin e katër rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhzhias dhe Khersonit, presidenti rus Vladimir Putin u thirr në shkeljen e ligjit ndërkombëtar në rastin e Kosovës,” – u shpreh ajo, përcjell Kosovo-Online.

Në këtë intervistë, znj. Nastiq e sulmoi edhe nderimin e bashkëpunëtorëve të nazistëve, Xhafer Devës nga Kosova.

SHPËRNDAJE