Dark Mode Light Mode

Dafina Zeqiri kërkon të publikohen emrat e mbiemrat e pesë të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar nga pesë persona, pasditen e së shtunës.

Zeqiri ka kërkuar që të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës, shkruan Express.

“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pesë prej tyre!”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.

Ndryshe, deri tash janë arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar, por ende është në arrati.

Advertisement

Tre prej të arrestuarve janë të mitur, derisa i katërti është një person i moshës 26-vjeçare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 9 =

Previous Post

U arrestua në Shqipëri, Turqia kërkon 40 mijë vite burg për bosin e kriptomonedhave, zbardhet skema e mashtrimit

Next Post

Presidenti Ademi drekon bashkë me ambasadorin britanik në Kosovë, z. Nicholas Abbott

Advertisement