Ka deklaruar Zv.kryeministri i qeverisë dhe ministri i PB të Serbisë Ivica Dacic për agjencinë informative „Presheva jonë“

  Preshevë, 7 janar/AIK-Presheva Jonë

I pyetur rreth protestave dhe pakënaqësive të qytetarëve të Luginës së Preshevës, sidomos në mospërfshirjen  e tyre në strukturat shtetërore ministri serb  Ivica Dacic për agjencinë informative „Presheva jonë“ ka deklaruar ndër tjera se  „Po, për momentin qeveria serbe është përqëndruar edhe në përmisimin e gjendjes dhe avancimin e proceseve në Luginën e Preshevës dhe jemi duke bërë përpjekje për një situatë, perspektivë më të mirë për të gjithe qytetarë e atjeshëm. Mos harroni se të pakënaqur me situatën nuk janë vetëm shqipatrët por edhe serbët në atë rajon të cilët ballafqaohen me kriza ekonomike dhe sociale.  Mu këtu është problemi se gjërat janë grumbulluar  si ato politike ashtu edhe sociale e ekonomike. Kur është fjala për Luginën e Preshevës mund t’ju them edhe këtë se së shpejti numri i policëve shqiptarë atje do të rritet dukshëm me numrin e atyre që aktualisht që gjenden në rajon… »

SHPËRNDAJE