Dark Mode Light Mode

Daci: Rugova kishte vullnet t’i japë tri komunat e veriut, për kthimin e Luginës

Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit te Kosovës, thotë se ky lidership politik shqiptar nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e din në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët, që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.

Advertisement

Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.

Daci këto komente i ka bërë në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum.

[yframe url=’https://www.youtube.com/watch?v=bhRLQzJ48Sw’]

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 16 =

Previous Post

Pravda: Shqiptarët e Preshevës përshëndesin Rexhep Qosjen për shkyerjen e Serbis e Jugore

Next Post

Shkodran Mustafi ka thënë pikërisht atë që tifozët e Arsenalit duan t'a dëgjojnë në këto momente

Advertisement