Dark Mode Light Mode

Ceremoni për stadiumin pa sportistë – në Gjilan nisi fushata, jo punimet

Pamjet që vijnë nga “gurthemeli” i stadiumit të Gjilanit nuk janë skenë nga një projekt sportiv. Janë skenë fushate politike. Asnjë futbollist. Asnjë legjendë e sportit. Asnjë përfaqësues i tifozerive, që e kanë mbajtur këtë qytet gjallë me atmosferën e derbit Drita–Gjilani. Asnjë fëmijë, që do të duhej të ishte fytyra e së ardhmes së sportit.

Por ja ku janë të gjithë aktorët politikë të partisë në pushtet – nga Albin Kurti e deri te kryetari lokal Alban Hyseni, me ministër, zëvendësministre e fotograf zyrtar pas shpine.

Nëse dikush ende ka iluzione se kjo është ceremoni për një stadium futbolli, mjafton një vështrim në këtë fotografi: një tavolinë, disa fletë projekti, dhe një rreth njerëzish të zgjedhur jo për meritat sportive, por për lidhjet partiake. Kjo nuk është gurthemeli i stadiumit – është kulmi i shndërrimit të sportit në vegël propagandistike.

Advertisement

Edhe më skandaloze bëhet situata kur e sheh se mungon krejtësisht përfaqësuesi më i lartë i futbollit në vend – presidenti i FFK-së. Ky është stadium futbolli, nën juridiksionin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Dhe në vend që të ishte pjesë thelbësore e procesit, FFK-ja as që ftohet. Në vend të profesionistëve të futbollit, vendin e zënë figurat politike që për katër vite vetëm e kanë shtyrë e ricikluar këtë projekt.

E si për të mos mjaftuar kjo, mungesa më e dhimbshme është ajo e vetë historisë së futbollit të këtij qyteti. Legjenda si:

  • Erkrem Beqiri

  • Muharrem Sahiti

  • Naser Bunjaku

  • Nehat Osmani

  • Rabit Matoshi

  • Shefket Sermaxhaj

  • Skender Hoxha

  • Sabri Dermaku

  • Veton Xhemajli

  • Muhamer Abdullahu

…e shumë të tjerë, nuk ishin as të ftuar. Si mund të hidhesh një gurthemel stadiumi, pa ata që ndërtuan themelet e lavdisë sportive të Gjilanit?

Albin Kurti, pas shumë premtimeve, vendosi të kujtohet për stadiumin e Gjilanit pikërisht tani – kur qyteti po shkon drejt zgjedhjeve lokale në vjeshtë. Rastësi? Sigurisht që jo. Ky nuk është fillimi i punimeve – ky është fillimi i një tjetër premtimi të shndërruar në show politik.

Ndërtimi i një stadiumi duhet të jetë një ngjarje për komunitetin sportiv, për qytetin, për ata që e kanë mbajtur këtë pasion të gjallë ndër vite. Ajo që pamë sot ishte një aktivitet i mbyllur, i ndarë nga njerëzit e futbollit, nga historia e këtij qyteti sportdashës, nga vetë arsyeja pse ekziston ideja e ndërtimit të një stadiumi.

E nëse dikush mendon se me këtë ceremoni është “shlyer” borxhi i 4 viteve stanjacion dhe zvarritje, ka gabuar. Qytetarët nuk harrojnë. As sportdashësit, as tifozeritë e flakta, as fëmijët që ëndërrojnë të luajnë aty ku sot mungonin me përbuzje.

Përfundimisht, nëse ky është vizioni i qeverisë për sportin – atëherë sporti në Kosovë ka nevojë për mbrojtje, jo për “mbështetje” politike.

Editorial sportiv.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Gurthemeli i stadiumit në Gjilan, pa shefin e futbollit – a po niset për “livadhin për gjyshet”?

Next Post

Kadriu: Nuk është nisur stadiumi, është nisur fushata – Kurti dhe Hyseni i kanë borxh një falje qytetarëve të Gjilanit

Advertisement