f116011c-9eef-42f9-acc4-e2651a549003-0Ne fakt është një zakon qe e kemi thuajse te gjithë. E kemi fjalën për celularin qe e marrim me vete ndërsa shkojmë ne WC. Një mesazh, një navigim ne Google, një shikim Facebook, apo WhtasApp-it, ky është një zakon duhet ta harrojmë.

Sipas Carles Gerba, profesor i mikrobiologjisë, ka shpjeguar se zakoni i marrjes me vete edhe ne banje i celularit është një nga me te këqijtë, te cilin duhet ta shmangim dhe harrojmë një ore e me pare.

“Banjat janë vendet me te ndotura dhe kontaminuar me baktere, thotë ai, shume prej te cilëve fekale dhe shume patogjene. Sipërfaqet me te ndotura te banjës janë dorezat e dyerve, rubinetet, dyshemeja, lavamani , madje edhe letra higjienike dhe çdo gjë tjetër qe ndodhet aty. Kur shkarkohet uji ne WC, stërkalat përfshijnë qe nga letra higjienike e deri tek dyshemeja. Madje edhe urina nuk është sterile, përmes saj mund te merren infeksione te renda jo vetëm përmes kontaktit, por edhe përmes syve, hundeve dhe gojës. Problemi me i madh lidhet me faktin se këto germe patogjene janë vështirë te heqëshme prej celularit dhe kjo bën qe bakteret dhe mikrobet e dëmshme t’i marrim me vete dhe t’i dërgojmë ne te gjitha vendet e tjera ku na takon te shkojmë, përfundon profesori britanik.

SHPËRNDAJE