Ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e konsideroi në kundërshtim me Kodin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për vlerësimin e fletëve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë se Tiranës.
Në një intervistë, ai gjykon se “çka po bën KQZ është në kundërshtim me atë që urdhëron Kodi Zgjedhor”.
Sipas tij, pretendimi që KQZ është duke vepruar si një “super KZAZ” nuk është i bazuar në ligj. “Nuk ka Kodi Zgjedhor asnjë dispozitë që kur është momenti i nxjerrjes së rezultateve, apo i vlerësimit të votave, e “transformon” KQZ-në, për rastin e Tiranës në një KZAZ”, tha Celibashi.
Ai tha se, nëse do duhej një procedurë ekstra, sipas së cilës KQZ të merrte kompetencat e KZAZ-së, kjo duhej të miratohej përpara datës së zgjedhjeve dhe të ishte bërë publike.