Gjate dites se sotme, i pari i komunes se Podujeves, z. Shpejtim Bulliqi ka parr nga afer punimet ne disa lokacione, afer kufirit me Serbine te cilat sipas z. Bulliqi do ta ndihmojne bujkun llapjan.

Ja postimi i z. Bulliqi:

 

🚜Sot ishim në teren afër brezit kufitar me Serbinë për të parë punimet që kanë përfunduar në rrugën Repë-Tashec, e cila është trajtuar me zhavor në gjatësi prej 6.6 km, kjo rrugë do të ju krijojë lehtësi të qarkullimit banorëve dhe fermerëve të kësaj ane.

🚧Poashtu ishim edhe në fshatin Turuqicë, ku po asfaltohen rrugë në këtë fshat, e shfrytëzova rastin të takohem me banorë të këtyre zonave e t’i uroj për realizimin e projekteve.

➡️Në të dy zonat e thella u zotuam se do të vazhdojmë me punë e projekte në çdo cep të Podujevës, e ne do të punojmë t’ju ofrojmë kushte më të mira të jetesës të gjithë qytetarëve. 🤝

SHPËRNDAJE