Bukuroshja kosovare Shkëndije Mujaj është e njohur nga showbizi. Por ajo shpeshherë ka shfaqur një dashuri për fenë dhe përpikëri në praktikimin e Islamit edhe pse ajo pranon mangësitë e saj në përmbushjen e plotë të rregullave fetare Islame.
Në një intervistë per agjencine e lajmeve “Presheva Jone” e cila ishet mysafire per iftar, ajo ka folur shumë qartë duke treguar disa nga anët e saj të besimit dhe rendesin e Ramazanit dhe dobite e ketij muaji.
A keni ditur se Shkendije Mujaj ka qene ne Umre, pos Ramazanit ajo falë pese vakte, lexon Kuran..

Fillimisht Shkendije Muja e cila ka dhenen disa foto per agjencise se lajmeve “Presheva jone” duket e mbuluar me shami ne kokë dhe nga vizita e saj e fundit ne Umre, ka uruar gjithe shqiptaret muajin e madhe te Ramazanit.
Intervista është bere dje ne diten e gjashte te Ramazant ku ajo ka treguar se gjatë muajit të Ramazanit i le disa harame: “Agjërimi në fenë Islame ka për qëllim lartësimin shpirtëror, edukimin moral, përgatitjen e njeriut që ti mbizotërojë emocionet e epshet dhe të behët i pavarur prej tyre… Prandaj natyrisht se edhe unë si Shkëndije që jam e involvuar në show bizz pikërisht këto çka i ceka iu kom shmangur gjatë këtij muaji të shenjt.”
Bukroshen kosovare Shkendije Mujaj te githe e njohim, se paku permes gazetave. Por, pak ma ndryshe.
“Lum i ai qe mundet dhe ka fat ta agjeroj Ramazanin. Ky muaj i madherueshem per boten njerezore eshte nje ushqim shpirtëror, bekim dhe gëzim i madh ndihet ne kohen e iftarit, nje moment i papërshkruar.. Falemnderit prej Zotit qe ma ka mundsuar kete..” thote artistja jone Shkendije Mujaj.

