ar4bbvccvBujanoc, 20 nëntor – Tashmë është publikuar edhe zyrtarisht se Bujanocit i është shtuar edhe një subjekt i ri politik – e Aleancës për Ndryshim në Bujanoc. Pas zgjedhjeve lokale Partia Demokratike e Nagip Arifit është përballur me rebelime brenda partisë së tij, ku pikërisht disa nga themeluesit e kësaj partie, kanë braktisur këtë subjekt duke iniciuar Këshillin Nismëtar për formimin e Degës së Aleancës për Ndryshim në Bujanoc.

 

Këshillin Nismëtar për formimin e Degës së Aleancës për Ndryshim në Bujanoc, e ka iniciuar ish-shefi i kabinetit të prefektit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, me disa anëtarë të kryesisë së PD-së. Pajaziti, duke komentuar qëllimin e formimit të partisë së re ka deklaruar se tashmë, kanë krijuar Këshillin Nismëtar për krijimin e Degës së Aleancës për Ndryshim në Bujanoc, e cila degë sipas tij, do të jetë autonome sa i përket vetëqeverisjes lokale. Pajaziti duke treguar për qëllimin e braktisjej nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, ku qe dhe shef i kabinetit të tij theksoi: “Nuk kam dal duke vallëzuar nga Partia Demokratike, aspak nuk ka qenë vendim i lehtë, por jam mësuar nga lideri i PD-së, se aty ku nuk ke vend veprimi, duhesh të largohesh”.

 

Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifit, njëherësh dhe ish-prefekt i komunës së Bujanocit, duke folur për braktisjen e fundit të anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokartike, ka sqaruar se ata janë larguar me vullnetin e tyre dhe jo në mungesë të hapësirës për veprim. Do theksuar se Partisë Demokratike e kanë braktisur ish-shefi i kabinetit të prefektit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, koordinatorja e Zyrës për të rinj, Vjollca Aliu, dhe ish-kryetari i OVL-së, së UÇPMB-së, për Bujanoc, Edmond Isufi, njëherësh dhe zëvendëskryetar i KKSH-së nga radhët e Partisë Demokratike. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE