Dark Mode Light Mode

Brukseli: Qyetarë te Kosovës, kujdes, mos u habitni, liberlizmi i vizave nuk eshte për pune, por për te dalur me shetit clirshëm, ekskursion..

vizzaaaaLajmin për liberalizimin e vizave qytetarët e Prishtinës e pritën me shumë kënaqësi. Por shumë nga ta e kanë keqkuptuar liberalizimin e vizave, ndërsa disa tjerë e dijnë që jo gjithkush mund të udhëtojë pasi që të hiqet regjimi i vizave. Pra, Kujdes, liberlizmi i vizave sot nuk eshte për pune, por për te dalur me shetit clirshëm, ekskursion.. Pra ky eshte mesazhi  nga Brukseli qe ka marru sot agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Qytetarët e keqkuptojnë liberalizimin e vizave, mendojnë se mund të punojnë në Evropë

Advertisement

Qytetarët e painformuar me liberalizim të vizave kanë thënë se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të shohin vendet perëndimore dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë.

Disa nga të anketuarit nga KosovaPress fajësojnë Evropën, e disa Qeverinë e Kosovës për neglizhim të kësaj pune, sepse sic kanë thënë ata “kjo punë është dashur të përfundojë kohë më parë.

Shefi Gashi që jeton në Londër është shprehur i kënaqur që i është dhënë mundësisë rinisë që të gjej punë ku të dojë.

Sipas një njoftimi të dërguar nga Komisioni Evropian, zyra në Bruksel, informohemi se në momentin që propozimi për heqjen e vizave për kosovarët miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në vendet anëtare të BE-së.

Përjashtim nga kjo listë bëjnë Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe në katër vendet jo-anëtare të BE-së të përfshira në Shengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicrra).

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 1 =

Previous Post

Ja ky eshte shqiptari që "ja dha flakën" kishes serbe ne Amerikë (Manhattan)

Next Post

Interpol: S’ka anetarësim të Kosovës pa luftuar korrupsionin, pa zbulmin e vrasjeve të gazetarëve dhe atyre me motive politike..

Advertisement