Dark Mode Light Mode
Le chef de la diplomatie turque reçu par Burkhalter
BLIC-i: Në shënjestër të organizatës terroriste “Syri i Popullit” edhe deputeti i Serbisë Riza Halimi
Presheva e kujton gazetarin e parë në Luginë - Mustafë Bina, të humbur para 11 vitesh

BLIC-i: Në shënjestër të organizatës terroriste “Syri i Popullit” edhe deputeti i Serbisë Riza Halimi

Preshevë, 23 mars -“Në listën për likuidimin nga organizata famëkeqe terroriste te Kosovës “Syri i Popullit” eshte dhe deputeti i Kuvendit të Serbisë Riza Halimi dhe Shqiprim Arifi.

Lista me emrat e më shumë se 30 njerëzve “Syri i Popillit” të njohur si “tradhëtarë” siq  kane njoftuar portalet kosovare, ne mesin e tyre ka edhe njerez nga Presheva.  “Objektiv i këtyre organizatave mund të kenë ne shënjester edhe qytetarë serbë të cilët nuk jetojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë” duke përmendur ketu emrin e Riza Halimit,  ka shkruar gazeta Blic te cilin ende e njeh  si “deputetë të kuvendit të Serbisë (“Na listi za likvidaciju ozloglašene kosovske terorističke organizacije “Oko naroda” nalaze se poslanik srpske skupštine Riza Halimi“) , transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Advertisement

Edhe mediat serbe si në Prishtinë “Syri i popullit” e quajne  organizate terroriste?!

Sipas gazetes serbe, në shënjestër të terroristëve  erdhi dhe anëtari i paralemntit serb Riza Haslimi (“Tako se na nišanu terorista našao i aktuelni poslanik u Narodnoj skupštini, koji podržava vladajuću koaliciju i predsednik Partije za demokratsko delovanje Riza Halimi,“) i cili para nje viti si djetues i PVD-së mbështeti koalicionin qeverisës me Shqiperim Arifin, lider i APN-së. Ne kete liste pos ketyre aleateve te djeshëm jane dhe Jonuz Musliu dhe Ragmi Mustafa.

 

Lideri i Alternativës për Ndryshim, i cili ishte dhjetë ditë më parë u shkarkua si kryetar i Preshevës, Shqiperim  Arifi (40) është i befasuar nga ajo që është në listën e kesaj orgnaizate

“Unë nuk e kam pritur  këtë, sepse unë kam ardhur qe dy vjet më parë nga Gjermania në Preshevë që kam bërë politikën e liberalizmit dhe integrimit. Deri tani unë nuk kam marrë kërcënimin më të vogël. Në çdo rast, unë nuk kam frikë dhe unë jam duke qëndruar me familjen time. Ne shqiptarët nuk trembemi aq lehtë..” ka thënë Shqiperim Arifi.

 

Nga dosjet e “Syri i Popullit” ne shenjester jane kreysisht bashkepuntorë, persona keta te lidhur ngusht  me  shërbimet e  intelegjencës serbe (BIA) ish-UDB-a. “Kjo metodë e punës së kësaj organizate terroriste kujton themelimin e UÇK-së, e cila ishte akuzuar brutalisht me serbët nga Kosova dhe shqiptarëve të cilët nuk pranuan të bashkohen me veprimet e tyre terroriste…” ka shkruar ne fund gazeta serbe Blic

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Nga dosjet e “Syri i Popullit” ne shenjester jane kreysisht bashkepuntorë, persona keta te lidhur ngusht me shërbimet e intelegjencës serbe (BIA) ish-UDB-a. “Kjo metodë e punës së kësaj organizate terroriste kujton themelimin e UÇK-së, e cila ishte akuzuar brutalisht me serbët nga Kosova dhe shqiptarëve të cilët nuk pranuan të bashkohen me veprimet e tyre terroriste…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + ten =

Previous Post

Le chef de la diplomatie turque reçu par Burkhalter

Next Post

Presheva e kujton gazetarin e parë në Luginë - Mustafë Bina, të humbur para 11 vitesh

Advertisement