Dark Mode Light Mode
Real Madridi dëshiron të zëvendësojë Ancelottin me Pochettinon
Bild shkuan për ndarje në dhomat e zhveshjes së Man United për shkak të Ronaldos – Rashford krijon kaos në ‘Twitter’ duke iu përgjigjur gazetarit
Te tifozët ka tërhequr shumë vëmendje reagimi i Messit pas golit të fitores të shënuar nga Mbappe

Bild shkuan për ndarje në dhomat e zhveshjes së Man United për shkak të Ronaldos – Rashford krijon kaos në ‘Twitter’ duke iu përgjigjur gazetarit

Gazeta gjermane Bild ka publikuar informacione se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United janë kundër Cristiano Ronaldos dhe janë të mërzitur që portugezi po imponohet si lider në dhomat e zhveshjes.

Gazetari i Bild, Christian Falk, publikoi informacione se futbollistët anglezë që luajnë për Manchester United, Harry Maguire dhe Marcus Rashford, janë kundër idesë që Ronaldo të jetë lider në dhomat e zhveshjes dhe se janë të mërzitur që ai ka krijuar një klan rreth tij.

Thuhet se Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Fred dhe Alex Telles janë pjesë e atij klani dhe kundër tyre janë lojtarët anglezë që luajnë për ‘Djajtë e Kuq’.

Advertisement

Lidhur me këtë dhe pas publikimit të lajmit në Twitter, vetë Rashford i është përgjigjur dhe gazetarit Flak.

“A jeni duke e sajuar këtë gjë tani? Ju lutemi mos bëni ndarje”, shkroi Rashford, por gazetar i Bild nuk u zmbrapsë dhe iu përgjigj përsëri:

“Nuk është e vërtetë dhe ju e dini këtë”, i ka shkruar Flak lojtarit të Manchester United.
Mbrëmë në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” shënuan një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Brightonit me rezultat 2-0.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − one =

Previous Post

Real Madridi dëshiron të zëvendësojë Ancelottin me Pochettinon

Next Post

Te tifozët ka tërhequr shumë vëmendje reagimi i Messit pas golit të fitores të shënuar nga Mbappe

Advertisement