Dark Mode Light Mode

BIK mban zgjedhje edhe në Luginën e Preshevës për Këshill të Bashkësisë Islame

islllPreshevë, 1 qershoir  -Ne Presheve, ashtu siq kemi njoftuar ,  në Xhaminë e Re afër Medresesë sot u mbajtën zgjedhjet e shpallura më herët nga Bashkëisia Islame e Kosovës Lindore (BIKL) për Këshill të Bashkësisë Islame, njofton agjencae lajmeve “Presheva Jonë”

Bashkësia Islame e Kosovës ka peshdnetur prcesin ezgjedhjeve tze clat u mabjten ne menyre demokratike, duke deshmuar me kete rast unitetin dhe perswpktiven e ytre kah Kosova.

Nga 45 delegatë të  15 xhamive, ndërsa xhamia e 16, nga Caravajka u përfaqësua vetëm nga këshilltarët e xhamisë pa imamin.

Advertisement

Anëtarë të Komisionit zgjedhorë u zgjodhën:
Mentor Nuhiu – kryetarë
Abdulsamet Rahimi – anëtarë,
Jetmir Selmani – anëtarë.
Propozues të Listës Kandiduese u zgjodhën:
Abedin Limani
Adnan Aliu
Përbërja e re e anëtarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame pas votimit në mënyrë të lirshëm dhe demokratike është si më poshtë:

1. Nexhmedin Ademi 38 vota
2. Sevdail Jakupi 38 vota
3. Adnan Aliu 35 vota
4. Orhan Ademi 34 vota
5. Xhemaledin Hasani 33 vota
6. Abedin Limani 31 vota
7. Abdulsamed Rahimi 24 vota
8. Bedri Jetullahu 24 vota
9. Shemsi Jashari 18 vota

Materiali zgjedhorë dhe procesverbali do t’i dërgohet Bashkësisë Islame të Kosovës e cila pasi t’i certifikoj zgjedhjet dhe anëtarët e ri në Këshillin e ri me mandat katërvjeçarë, duke e marrë parasysh edhe propozimin nga Këshilli i ri, zgjedh kryetarin e ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë po ashtu me mandat katërvjeçarë.

Lugina e Preshevës me rreth 50 xhami me mbi 100 imamë e hoxhallarë shikimin e kanë kah Pristina e Tirana. Ata qe duan te shkojne me Beogradin janë të lire!…

Shumica e imamëve, janë të shkolluar, edukuar mire ne frymen islame ne shkolla , medrese apo universitet te ndryshme boterore nga ato ne Prishtinë, Tirane, Shkup, Istamboll apo qendra tjera të të vendeve arabe.

 

Bashkesia Islame e Kosoves po percjell me vemendje zhvillimet, madje edhe peqarjet ne Lugine. Kreu i BIK Naim Ternava ne nje bisede për agjencinë e lajmeve “Presheva jone” mosamrreveshjet mes hoxhallarev ne Luginen e Presheves nuk i ka quajtur «percarje» por si dicka gje normale per demekracine dhe pluralizmin e mendimit.

 

«Mospajtimet jane t natyrshme, pro nej gje dihet dhe eshet e qarte se shumica e popullates shqiptare jane me Kosoven dhe nje grup ne vogel rrebelesh qe petenojne Serbinë, mund te bejne zhurme por jo edhe  te vendsoin ne emr te shumicës dhe kunder vullnetit te tyre te konfirmuar në Referendumin gjithpopullor te 1-2 marsit  1992 », ka thenë  Myftiu nga Prishtina Ternava.

 

Ne fund njeriu numer nje i Bashkesise Islame te Kosovës per « Presheba Jonë » ka phuar se  «Une Naim Ternava sa te jem gall, sa t’me rrahin nje damar, nuk ju le Presheven shkive dhe pikë.. Prandaj, perpesktiva e shqiptarëve të Lugines s’eshte Siria as Serbia, por Kosova.. »

ispre

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + 3 =

Previous Post

Pas zgjedhjeve ne Serbi, kompanite ruse investitorë të parë ne Luginen e Preshevës..

Next Post

Zvicër, Tuneli më i gjatë në botë përurohet edhe me flamur dhe imam shqiptar

Advertisement