Por,burimet nga Berna i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » ende nuk ështä asgjë definitive dhe se i pandehuri ende mund të ankohet në Gjykatën Federale (TF). Lidhur me rastin në fjalë ministri i  Drejtësisë së Republikës së Kosovës z.Hajredin Kuci i  ka deklaruar  gjencisë « Presheva Jonë » se « Zvicra nëse e bën një gjë të tillë e bën, por nuk ka të drejtë që ish-ushtarin e UCK-së të dërgojë në Serbi edhe sikur të kishte bërë ndonjë krim, sepse ai është në rend të par  punëtor i Zvicrës dhe së dyti, me e rëndësishme, se i kërkuari nga Beogradi ëshë qytetar i  Kosovës. .. »Bernë, 2 dhjetor/AIK-Presheva JonëGjykata Federale Penale (TPF) ka hedhur poshtë kërkesën e ankuesit dhe la në fuqi vendimin e Zyrës Federale të Drejtësisë, për ekstradimin e ish-ushtarit të UCK-së në Serbi, njofton agjencia informmative « Presheva Jonë », duke u thirrur në burimet e Zyrës Federale të Drejtïsesë (OFJ) në Bernë.Pra, pas nëntë muajsh « lufte » mes drejtësisë dhe gjykatave zvicerane në trekëndshin Berne-Beograd-Prishtinë, më në fund vendesot qe ish-ushtari i UCK-së qytetari nga Kosova Sh.N. (me origjinë nga Presheva) i arrestuar në prillin e këtij viti, sipas një kërkese të ambasadës serbe në Bernë, ai do të ekstradohet në Serbi, ka njoftuar sot edhe agjencia fnormative zvicerane ATS.

Gjyqtarët refuzuan, kundërshtimin si veprës politike ” me arsyetimin se nuk kishte asnjë arsye serioze për të konsideruar se prokuroria nga autoritetet serbe që të jenë të motivuar nga përkasin ekstradimin e tij në një grup shoqëror sipas, racës, fesë apo kombësisë. “

Serbia, që e akuzon të dyshuarin për krime të luftës të kryera në vitin 1999 kundër popullsisë civile serbe dhe shqiptare kundër, më 8 mars në Bern kishte dërgrau një kërkesë zyrtare për ekstradim. Por, Zyra Federale të Drejtïsesë (OFJ) në Bernë, duke mos pasur juridiksion për të vendosur në aspektin ish-ushatrit të UCK-së, si një aspekt i “krimit politik”, arsti në fjalë është përcjellur Tribunalit Penal Federal (TPF) në Bellinzona të cilat, do të merrnin vendimin përfundimtar.

Burimet nga Berna i kanë deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » ende nuk ështä esgjë definitieve dhe se i pandehuri ende mund të ankohet në Gjykatën Federale (TF). Kërkesa për ekstradim e identifikon të akuzuarin si qytetar i Serbisë, përkundër asaj se i kërkuari i Serbisë është qytetarë i Kosovë. Por, sipas OFJ, kombësis, megjithatë, nuk luan edhe aq ndonjë rol në procedurë. Do përukujtuar se Serbia sot ka edhe qindra emra të të rinjve tjere shqiptarë në listat e saj, që sipas shoqatave (ONG) dhe autoriteteteve kosovare dhe atyre lokale të Luginës së Preshevës ato janë të motivuara politikisht me pretekst të krijimit të frikës dhe panikës në masë dhe dëbimit të të rinjjve nga këto vise të banuarra me shumicë shqiptare. Sipas Bernës, një gjë është e sigurt se i akuzuar nuk psedon shtetësinë zvicerane. Nëse ai do ta kishte, ai padyshim do t’ë kishte shpëtuar ekstradimit, sepse Zvicra nuk i dorëzon shtetasit e tij në vend tjetër.

Lidhur me rastin në fjalë ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës z.Hajredin Kuci i ka deklaruar agjencisë « Presheva Jonë » se « Zvicra nëse e bën një gjë të tillë e bën, por nuk ka të drejtë që ish-ushtarin e UCK-së të dërgojë në gojë të ujkut, në Serbi edhe sikur të kishte bërë ndonjë krim, sepse ai është në rend të parë punëtor i Zvicrës dhe së dyti, me e rëndësishme, se i kërkuari nga Beogradi ëshë qytetar i Kosovës. .. » Këtë e dinë mirë edhe autitetet e Bernës, thotë z.Kuci, duke shtuar se poqese është nevoja për etskradim ai duhet të ekstradohet në Kosovë, aty ku ka vepruar dhe qytetare i kujt është, sepse Serbia nuk ka kurrëfrë kompetencash t’i kërkoj qytetarët te huaj. Një kërkesë tillë për mosekstradim Qeveria e Kosovës e kishe bërë edhe në fillim, pak javë pas arrestimit të Sh.N.në Vevey të Zvicrës.

SHPËRNDAJE