Dark Mode Light Mode

Berisha: Anëtarësimi ynë para 2 vitesh në NATO, si rezultat i reformave

 

Anëtarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, ka qenë pa dyshim, meritë e reformave të thella që vendi ynë ka realizuar në vitet e fundit.

Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë një konference të posaçme për shtyp, me rastin e 2-vjetorit të anëtarësimit zyrtar të vendit tonë në NATO.

Duke përmendur në mënyrë të veçantë reformat e realizuara për Forcat e Armatosura, si një kusht i domosdoshëm.

Advertisement

“E garantoj Aleancën se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten plotësisht të vendosur që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmbushur çdo objektiv që del nga ky anëtarësim.

Shqipëria do të përmbushë çdo obligim të NATO-s”, tha Berisha.

Duke shtuar se sot shënohet një nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit tonë.

“Për çdo komb, anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut përbën një arritje madhore”, përfundoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − two =

Previous Post

Anulimi i vizitës së Barrosos në Prishtinë dhe Tiranë nuk ka motive politike

Next Post

BDI nuk heq dorë nga Marrëveshja e Ohrit

Advertisement