Behgjet-Pacolli-645x3801-e1462348133532Aleanca Kosova e Re, ka kohë që nuk ka pasur ndonjë aktivitet që së paku është transmetuar në media. Sot, kjo parti përmes një komunikate për media tregon që është duke bërë organizimin e brendshëm të partitë e në kuadër të saj AKR thotë se është duke zhvilluar me shumë sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Në këtë proces, janë duke u angazhuar njerëz të dëshmuar, profesionistë, të sinqertë dhe të përkushtuar për të kontribuar për zhvillimin ekonomik të vendit. AKR suksesshëm është duke u riorganizuar nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës. AKR është e vetëdijshme për zhgënjimin e madh të qytetarëve në lidershipin politik dhe institucional të vendit, andaj është e përkushtuar që të prezantojë fuqishëm alternativën për zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

AKR, në këtë komunikatë thotë se qëndron indiferente ndaj deklaratave dhe sulmeve të disa individëve që sipas tyre partinë e kanë shfrytëzuar si trampolinë për përfitime personale dhe jo si mundësi për ti shërbyer interesit të qytetarit të vendit.

“AKR fuqishëm po kthehet dhe do te jetë gjithmonë në krah të qytetarëve duke ofruar perspektivë zhvillimore dhe mundësi për përmirësimin e standardit jetësor, pa pretendime të përfitimeve personale dhe talljeve me qytetarët siç është bërë përditshmëri e disa individëve që tërë jetën nuk kanë krijuar asgjë pos shfrytëzimit të situatave për arsye përfitimesh personale”, thuhet tutje në komunikatë.

SHPËRNDAJE