Bashkëpunimi i artistes shqiptare, Bebe Rexha, me DJ-in e famshëm David Guetta, për këngën “I’m Good (Blue)” ishte një nga projektet muzikore më të suksesshme të vitit 2022.

Për shumë javë ata ishin të parët në top listat e këngëve më të dëgjuara të momentit në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë, kjo këngë e përfundoi vitin 2022 dhe e nisi vitin 2023 duke qenë e para në top listën e këngëve më të dëgjuara të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila publikoi në Twitter një fotografi të këngës “I’m Good (Blue)”, e renditur në vendin e parë në këngët globale të momentit nga Spotify.

Ndërkohë, faqja Pop Crave në Twitter, i dedikoi gjithashtu një status bashkëpunimit të Guettas dhe Rexhës, duke treguar që aktualisht është kënga numër një e momentit në Spotify.

“I’m Good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha renditet e para në Global Spotify me 6.863 milionë dëgjime.”- shkruhet në Twitter.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u ndalua në Aeroportin e Los Angelesit së fundmi për një intervistë të shkurtër nga DailyMail. Bukuroshja po udhëtonte në Detroit ku do të këndonte në një koncert gjigant për Ditën e Falënderimeve.

Mes të tjerash, Rexha u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për diskriminimet e fundit që po iu bëhen komunitetit LGBTQ+, si ai në Kampionatin Botëror apo sulmi që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.

SHPËRNDAJE