Dark Mode Light Mode
Shkup, protesta për rastin
‘BBC’: Shaqiri & Co, heronjtë e rinj të Zvicrës që vijnë nga emigracioni
BBC: Switzerland's unlikely World Cup heroes albanians

‘BBC’: Shaqiri & Co, heronjtë e rinj të Zvicrës që vijnë nga emigracioni

xhakkaaaPak do të kishin parashikuar se heroi i fundit për të bërë që zemrat zvicerane të mbushen me krenari do të quhej Xherdan Shaqiri, për të mos përmendur emrat e bashkëlojtarëve Valon Behrami, Granit Xhaka, Haris Seferoviç dhe Admir Mehmedi. Ky është komenti që bën BBC, duke u kushtuar vëmendje lojtarëve me origjinë shqiptare.

BBC thotë gjithashtu se ata janë të gjithë myslimanë, në një vend që kohët e fundit ka votuar për të ndaluar minaret. Janë të gjithë emigrantë apo fëmijët e emigrantëve në Zvicër, ku votuesit në shkurt kanë votuar kundër emigracionit. Zvicra nuk parashikoi dot shpërbërjen e Jugosllavisë, luftës civile në Bosnjë, ose e krizës në Kosovë, ku erdhën Shaqiri, Xhaka, Behrami e të tjerë. Dhe tani këta emigrantë janë yjet e Zvicrës.

(d.d/E.Ilnica/BalkanWeb)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × five =

Previous Post

Shkup, protesta për rastin

Next Post

BBC: Switzerland's unlikely World Cup heroes albanians

Advertisement