Dark Mode Light Mode

Bashkësia Islame – futbollistëve: Zoti ju ndihmoftë!

Myftiu Kosovës, Naim Tërnava, ka dërguar urim me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.

0FDAB16F8C36DE5E3E2EB5B59FF334A1Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e konsideron këtë ngjarje si mjaft të rëndësishme për shtetin tonë, e posaçërisht për të ardhmen e futbollit kosovar.

“Tani e tutje, ekipet tona si dhe përfaqësuesja jonë në futboll do të jenë anëtarë të barabartë në familjen e futbollit evropian, ku do të prezantojnë në mënyrën më të mirë vlerat e popullit dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e BIK.

“Sot, përgëzoj, gjithë sportistët, klubet sportive, përfaqësuesen, tifozët, federatën e futbollit të Kosovës dhe gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm për sportin tonë”, thuhet tutje në urimin e Tërnavës.

Advertisement

“Një falënderim të posaçëm kam për të gjithë miqtë tanë që votuan, lobuan dhe ishin përkrah Kosovës në Kongresin e UEFAS-së. Zoti ju ndihmoftë, fat, mbarësi e suksese”, përfundon urimi i Tërnavës

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − 16 =

Previous Post

Kosova ne UEFA. ushtria serb ne kufi, mes shqiptareve te Lugines dhe Kosoves. Ministri i mbrojtes Gjorgjeviq në Bujanoc

Next Post

Kur të vinjë t'mirat, qiljav derën.. Kosova sot në UEFA, neser data për liberalizimin e vizave..

Advertisement