Sot u nënshkrua Marrëveshja në mes të Spitalit Special me Terapi Fizikale dhe Rehabilitim Banja Nëna Naile në Kllokot dhe Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës – SBASHK, ku Pronari i Banjës Nëna Naile, në saje të vullnetit të mirë u mundëson antarëve të kësaj sindikate që të rehabilitohen në Banjën Nëna Naile me kushte të favroshme për ta (zbritje çmimi), duke e parë gjendjen jo të mirë financiare të kësaj kategorie të arsimit. Marrëveshjen e nënshkruan Ylli Morina (Sekretar i Banjës Nëna Naile) dhe Përfaqësuesit e SBASHKUT z. Blerim Mehmeti dhe z.Kemajl Bislimi, të cilët në emër të Kryetarit të SBASHK z. Rrahman Jashari, falenderuan përzemërisht pronarin e Banjës Nëna Naile për këtë mundësi që ua ofroi.

SHPËRNDAJE