Zyrtari për Informim në AAK, Ardian Azemi, ka reaguar pas një serie shkrimesh me ofendime e shpifje për kryetarin Haradinaj dhe krerët e UÇK-së nga “analisti” Gani Qarri. Azemi ka shkruar në Facebook se soji i tillë është mercenar që paguhet nga secili regjim. “Sa herë që kam dëgju dikënd duke i’a shtu Shqipërisë një mbiemër pas, si “etnike”, “e madhe” e të ngjashme, zakonisht prapa atij njeriu ka qenë vetëm një horr. Kryesisht tek ata gjen mercenarë të paguar nga secili regjim.

E paraja bën mrekulli tek soji i tillë.”, ka shkruar ai. Azemi ka aluduar në shkrimet për “Shqipërinë Etnike” të të njëjtit autor, si dhe ka kujtuar se i njëjti në prill të vitit të kaluar Kurtin e quante “Muhamet Mursi i Katërkollës”, e ministrin Vitia “efendi turkofil”. “Ai që në prill të vitit të kaluar Kurtin e quante “Muhamet Mursi i Katërkollës”, e Vitinë “efendi turkofil” tani çdo ditë të Zotit vjell vrerë mbi krerët e UÇK-së, kryesisht në ish-kryeministrin Haradinaj, duke e mbrojtur çdo dështim të qeverisë së mashtrimit.”, ka shkruar Azemi.

Zyrtari për Informim në AAK, ka theksuar se qeveritarët janë në dëshpërim, pas sondazheve të fundit, andaj paguajnë edhe horrat për t’i mbuluar dështimet e tyre. “E vaj halli për secilin, që e sjell veten në pozitë të mbrohet nga horrat ordinerë. Nervoza e sondazheve të fundit i ka futur në dëshpërim të thellë”- ka përfunduar shkrimin e tij Azemi.

Kujtojmë se sondazhet e fundit të bera nga shumë kompani kredibile, shënojnë rënie të popullaritetit të Kurtit deri në 15 % dhe se të njëjtit po sajojnë tema, për të larguar vëmendjen e opinionit nga vdekjet e shumta me Covid19, e që adresohet si dështim qeveritar në menaxhimin e pandemisë.

SHPËRNDAJE