Dark Mode Light Mode

Autoritetet serbe vazhdojne presionet ndaj familjes Sahiti ne Medvegjë

Medvegjë, 19 nentor  -“Jemi n’zor nga pushteti lokal dhe autoritet serbe ne Serbi..” thone per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” anëteret e familjes Sahiti nga Medvegja.

Sipas tyre “autoritetet vazhdimisht bejne presione ndaj familjes Sahiti. Kesaj radhe viktime e politikes diskriminuese serbe  eshte bashkeshortja e Fitim Sahitit, nanes se dy femijeve, te ciles i pasivizohet adresa. Paramendoni familja e cila jeton ketu ne Medvegje den baba den, ku bashkeshortja ka lindur ne Medvegje dhe permanent jeton aty…” (?!)

Medvegja therret ne ndihmë Brukselin, Tiranen e Prishtinën

Advertisement

A jane keto presionet te cilat si mbas planifikimeve dhe veprimeve te rradhes qojn deri te poshterimi i keta pak shiptare te cilet rezistojn ketu represaljeve si komb autokton.
A do te shperngulun edhe keta pak shqiptar ne heshtje. Valle, a do te na mallkojne varret e te parve tone.Prej kujt po friksohen shqiptaret. Medvegja ka me mbet ashtu siq po flasim per Toplicen, per Sanxhakun e Nishit..” thone me lot ne sy banoret e Medvegjës për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Bisedat , dialogu, fjale boshe, pa fuqi te perkrahje nuk i ndale proqeset qellimkeqe te Serbeve ndaj shqiptarëve. Paramendoni nanen e femive 4 dhe 2 vjec te ja pasivizon adresen, turp! A ka mbetur vend te bisedohet më me serb apo jo?!.Me vite na torturuan, vuajtem, u burgosem, vdiqem duke e mbrojt vatanin. Familja Sahiti, si duket e vetme po lufton per ta mbrojtur Medvegjen..” thone kreyfamiljari Saiti nga Medvegja.

Po ku eshte ketu Tirana, ku eshte Prishtina qe ne Bruksel, Gjenevë.. ku jane Rama e Thaci e Dacici te cilet gu per guni me Vucicin e Dacicin po hajne e po pijnë ne Bruksle e qendra te ndryshme te Evropës ne emer te dialogut, kurse ne Medvegja, Lugina e Presheves nuk e din fjalen dialog por fjalet: diskriminim, malltretim dhe spastrim etnik si dikur qe perjetuan vëllezertit e tyre ne Kosovë, ne kohen e dikatatorit serbe Miloshevicit!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten + 19 =

Previous Post

Kapet autobusi nga Kosova në Serbi me 56 kg drogë, fale qenit polic. Droga nga Shqiperia drejt Gjermanisë

Next Post

Pas idesë se "mini schengenit", një delegacion nga Presheva urgjent të enjten në Tiranë. Do priten nga ministri Gent Cakaj

Advertisement