gazzaaiAsociacioni i Gazetarëve ka reaguar lidhur me qasjen e kufizuar të gazetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Në një njoftim për media thuhet se dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve. Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë, ndryshe do të ketë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve

SHPËRNDAJE