Dark Mode Light Mode

Arrestohet shqiptari me 16 kilogram dorge me vlerë 700 mijë euro

Preshevë, 5 prill  -Nje shqiptari (28) në Gjermani, ështe arrestuar te enjten  në afërsi të qytetit Mönchengladbach me 16 kilogram kokainë, raprtojne mediat gjermane, transmeotn agjencia e lajemeve “Persheva Jonë”

Policia gjermane në autostradën 61 afër qytetit Mönchengladbach ka kapur ne flagrance një shtetas shqiptar te i cili është gjetur një sasi kokaine prej 16 kilogramësh. Vlera në treg e kësaj droge llogaritet në rreth 678 mijë euro.

Në kuadrin e një kontrollimi të një makine Volvo me targa italiane, policët gjetën në një të ndarë të makinës sasinë e përmendur të kokainës, transmeton albinfo.ch. Fillimisht ai kishte pretenduar se kishte qenë për vizitë te motra në Holandë dhe tash ishte duke u kthyer për në Itali, ku jetonte. Gjatë rrëfimit ai dukej tejet i emocionuar, i dridheshin duart dhe përkundër temperaturës së ulët të ajrit djersët ia përshkonin ballin.

Advertisement

Pasi iu gjet sasia prej 16 kilogramësh e kokainës, ai u arrestua dhe pas masave policore, iu dorëzua Zyrës për ndjekje të Doganës së Essenit për procedurën e mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Gjyqtari përgjegjës urdhëroi një masë mbajtjeje në burgun për hetime.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =

Previous Post

Brnabiç: Çështja e Kosovës nuk mund të ndalë rrugën e Serbisë drejt BE

Next Post

Zvicër, Helikopterë, 20 patrulla policore me qenë në kërkim të një kosovari

Advertisement