Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një serb në Zveçan. zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se ai është ndaluar për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.
I arrestuari është Sreqko Sofronijeviq dhe i njëjti tashmë është ndaluar për 48 orë.
“Ai është transferuar në stacionin e Jugut dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Elshani.