Zyrtarët e Azerbejxhanit thanë se 22 të dyshuar janë arestuar në lidhje me dyshimet se po planifikonin sulm terrorist, që kishte në shënjestër ambasadat e SHBA-së dhe Izraelit në Baku.

Autoritetet e Azerbejxhanit thanë se të dyshuarit janë qytetarë të Azeberjxhanit dhe akuzohen se kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

Autoritetet e rendit thanë se nga grupi janë konfiskuar armë dhe mjete shpërthyese.

SHPËRNDAJE