Dark Mode Light Mode
Besnik Osmani merr mbështetje nga banorët e Bresjes
Arbër Ismajli pranon dhuratë simbolike të UÇK-së nga miku i tij, Muhamet Ajeti, që erdhi nga Zvicra për ta përkrahur
Krasniqi: Të gjejmë mekanizimin që na dërgon direkt në zgjedhje të parakohshme

Arbër Ismajli pranon dhuratë simbolike të UÇK-së nga miku i tij, Muhamet Ajeti, që erdhi nga Zvicra për ta përkrahur

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka shprehur mirënjohje të veçantë për mikun e tij, Muhamet Ajeti, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për ta përkrahur në këtë garë zgjedhore.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për Asamblenë Komunale, Fitim Bajrami, u zhvillua një atmosferë miqësore e ngrohtë me qytetarë që ndajnë të njëjtat vlera dhe dashuri për vendin.

Në këtë rast, Muhamet Ajeti i dhuroi Arbër Ismajlit një simbol të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – dhuratë që përfaqëson nderimin dhe respektin për sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e vendit.

Advertisement

“Kjo dhuratë është më shumë se një kujtim – është një shenjë kujtese të përjetshme për sakrificën dhe dashurinë për atdheun. Do të zërë një vend të veçantë në zemrën time,” – u shpreh Ismajli, duke falënderuar mikun e tij për respektin, përkrahjen dhe shpirtin e tij atdhetar.

Arbër Ismajli shtoi se LDK dhe qytetarët e Gjilanit janë bashkë për fitore, duke theksuar se fryma e unitetit dhe e mirënjohjes ndaj vlerave të UÇK-së mbetet e gjallë në çdo takim me njerëz të mirë e patriotë.

#BashkëPërFitore👓
#ArberIsmajli #LDKGjilan #113

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − 5 =

Previous Post

Besnik Osmani merr mbështetje nga banorët e Bresjes

Next Post

Krasniqi: Të gjejmë mekanizimin që na dërgon direkt në zgjedhje të parakohshme

Advertisement