Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se personalisht e ka menduar dorëheqjen, pas vdekjes së 26-vjeçarit në konvikte.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitita, me zëvendësin e tij, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me vdekjen e një qytetari 26 vjeç, i cili ishte karantinuar më 2 maj në Qendrën e Studentëve, pasi kishte ardhur nga Gjermania.

Ministri thotë se akoma është duke e menduar dorëheqjen, por thotë se si ministër e ndien detyrë që të vazhdojë detyrat e tij.

“Si Arben Vitia qysh mbëmë kur e kam marrë lajmin, kam menduar dorëheqjen. Edhe në momentin kur po flas, si Arben Vitia, po e mendoj një gjë të tillë. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që kam përgjegjësi shumëdimensionale, e një nga dimensionet do të jetë zbardhja e këtij rasti”.

Ai ka bërë thirrje nga çdo institucion të kryejë hetime.

“Ne do të bëjmë thirrje të bëhen hetime nga drejtësia, por edhe hetim parlamentar”.

SHPËRNDAJE