Dark Mode Light Mode

Angela Merkel zgjedhet kancelare e Gjermanisë për herë të katërt

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ne takim me Presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier

 

Angela Merkel arrin mandatin e katërt. Të mërkurën Bundestagu votoi me 364 vota pro zgjedhjes së kancelares, Angela Merkel. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna.

Advertisement

 

Ishte një rrugë e gjatë kësaj here, por kancelarja Angela Merkel arriti të zgjidhet në mandatin e katërt nga Bundestagu, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Të mërkurën ( 14.03), 364 deputetë nga 709 gjithsej i dhanë votën kancelares Merkel.

Shumica e kërkuar ishte 355 vota. Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars.

Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna. Sfida më e madhe konsiderohet aktualisht përplasjet tregtare me SHBA, pas vendimit të Donald Trump për vendosjen e doganave ndaj çelikut dhe aluminit të importuar. Nga kjo preken ndër të tjera edhe firmat gjermane.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + twelve =

Previous Post

Humanistja nga Zvicra Behide Hasanaj me 24 mars ben promovimin e një libri dhe filmi

Next Post

Agim Demiri nga Presheva, ekonomist dhe biznesmen ne Lausanne, shembull i integrimit në Zvicër

Advertisement