shaqqjj“Presseagentur “Presheva Jone”: Stolz auf die albanische Herkunft – stolz die Uniform der Schweizer Armee zu tragen !..” ishte ky titulli i gazetave zvicerane duke ju referuar agjencise  se lajemeve “Preheva jonë” e cila ne reportazhin e saj me ushtaret zviceran-shqiptare ne nje kazerme ushtarake kishte shkruar se mbi 2000 ushtare sot flasin dhe mendojn e shqip nen uformen e armates zvicerane. 

Jehona e reportazhit të agjencisë  “Presheva Jonë” mbi të rinjt shqiptarë me uniformë të ushtrisë  zvicerane në mediat helevetike (NZZ- Neue Zürcher Zeitung). Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës”, me këtë titull, fillon reportazhi  i ”Presheva Jone “, një Agjencia e lajmeve në gjuhën shqipe, shkruan NZZ

 

I lindur më 27 mars të vitit 1990 në Bischofszell të Zvicrës, Amir Abrashi do t’i jetë përjetë mirënjohës “helvetikëve” se inspiruan hapat e para të një karriere të spikatur në futboll. Por në diskutimin për kombëtaren në thirrjen e parë që mori, mesfushori energjik i Freiburg nuk pati dyshime për të zgjedhur Shqipërinë.

 

Abrashi: Jam krenar qe ja shqiptar !

abrrr“Unë kam dy shtëpi” ka thenë futnbollisit i njour shqiptar Amir Abrashi per gazeten zvicerane NZZ qe dikur luajti në U 21 për Zvicrën. Pas kësaj, ai ka zgjedhur Shqipërinë. Ai tash po luan ne  Kampionatin Evropian në Francë në disa shokët e mëparshëm te tij ne favor t ekombëtares, trasnemton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

 

“Po, dikur une kam lujtur për Zvicrën ne U21 qe kam dhene maksimumin, pastaj kam marrë më tej.  Ottmar Hitzfeld, më këshilloi që të prisja përfundimin e Kupës së Botës, pas të cilës do të kishte ndryshime në kombëtare. Por unë jam një person që kak durim. Me Shqipërinë më shfaqej mundësia të ndërtoja diçka. Trajneri Gianni de Biasi ishte i aftë të më bindte për projektin dhe jam shumë i lumtur që vendosa të shkoj me Shqipërinë. Askush nuk e priste të kualifikoheshim. Kemi treguar se Shqipëria është zhvilluar..” ka thnene Abrashi

Futbolisit shqiptar nga Gjakova sa hre felt per Kosoven apo Shqipërinë kah shkon neper bote flet me krenari për shqiptaret. “Jam krenar që  jam shqiptarë, por gjithashtu  jam krenar edhe për shqiptaret, kolget e mire, te lindur ne token helvetike, qe sot ne po i kontribuojne kombëtares kueqezi dhe Nati-s të Zvicre. Është e vështirë për të shpjeguar: Që kur mbusha 15 vjeç, aty jeton familja ime. Më përpara unë jetoja në Bischofszell, ku jam lindur. Tre motrat e mia më të rritura kanë lindur në Kosovë. Në këtë shtëpi, babai im ishte inxhinier, punonte si programues në industrinë e metalit. Familjes tonë prej 6 personash nuk i ka munguar asnjëherë asgjë, edhe kur duhej të kalonim muajin me 4000 franga. Kjo duhet vlerësuar. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm mbanë. Kjo më tregoi se çfarë duhet të bësh për t’ia dalë mbanë. Këtë ambicie e kam prej kulturës shqiptare. Paralelisht, duhet edhe disiplinë dhe kjo vjen nga ana zvicerane. Të dyja bashkë me kanë çuar shumë larg. ” ka pohuar ne fund  Abrashi.

SHPËRNDAJE