Dark Mode Light Mode

Amerika dhe BE-ja demantojnë serbët për ndryshimin e formatit të dialogut

Shefi i BE-së dhe ambasadori amerikan në Beograd, kanë demantuar raportimet e mediave serbe të cilat kohëve të fundit shkruanin se do të ketë ndryshime në formatin e dialogut.

I pari që reagoi ishte Kyle Scott, ambasador i Amerikës në Serbi.

Scott theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta vazhdojë udhëheqjen e dialogut, kurse marrëveshja finale është diçka që i takon Prishtinës dhe Beogradit.

“BE-ja po e udhëheq dialogun dhe jemi të kënaqur me formatin, mendoj se duhet të vazhdojë kështu”, tha Scott.

Advertisement

Edhe shefi i BE-së në Beograd, Sam Fabrici deklaroi se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë për ndryshimin e formatit të dialogut.

Ai tha se dialogu do ta vazhdojë nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

“Dialogu është në ndërmjetësim nga BE-ja dhe nuk ka kërkesë për ta ndryshuar formatin. Ne do të vazhdojmë të jemi pjesëmarrës në bisedime”, tha ai.

Mediat serbe gjithashtu dje raportuan për mundësinë e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen Kosovë-Serbi.

Madje ata e cilësuan si “Rambuje e dytë”, ku fuqitë e mëdha do të ndihmonin për arritjen e një marrëveshje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two − one =

Previous Post

Urdhëron mikun ta qëlloj me kallashnikov, i bindur se jeleku i tij i ri antiplumb

Next Post

Aksident në Tërrnavë (Preshevë). Peson djali 5-vjeçar. Vranja se ndal, dergohen ne spitalin e Nishit

Advertisement