largea_largea_haxhiu-vv14283595961459007234Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka pralajmëruar se VV shumë shpejt do të jetë në qeverisje. “Lëvizja do të jetë në qeverisje shumë shpejt por do të jetë aty për ta transformuar pushtetin, për ta ndryshuar atë”, ka thënë ajo.

Shënimi i plotë i Haxhiut:

Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kishte shumë të lehtë t’i pranonte gjërat ashtu siç janë dhe “të luante lojën”, duke bërë aleanca të cilat kanë për qëllim forcimin e pushtetit dhe dobësimin e shtetit, duke heshtur e mbyllur sytë karshi dëmeve që e rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen.

Ofertat asnjëherë nuk kanë munguar, sepse është interes i pushtetit të inkorporojnë edhe Lëvizjen, duke u munduar kështu të na bëjnë sikur ata.

Është dëshmuar gjithnjë se synimet e lehta nuk janë fisnike. Madje për ne nuk janë as tërheqëse.

Rruga jonë mund të jetë e mundimshme, mund të jetë edhe e vështirë, por ama është ajo e drejta!

Lëvizja do të jetë në qeverisje shumë shpejt por do të jetë aty për ta transformuar pushtetin, për ta ndryshuar atë. Ne synojmë një shtet të fuqishëm dhe demokratik, që është shprehje e vullnetit qytetarë, njësoj sikur vendet e qytetëruara dhe të zhvilluara.

SHPËRNDAJE