Dy adoleshentë, të rinjë shqiptarë mbeti i vdekur në vend dhe një i ri ishte duke luftuar për jetën e tij dje, pasi makina e tyre u përplas me një mbikalimi në një rrugë kryesore në Bronx – Nju Jork, njofton agjencia informsative “Presheva Jonë” duke ju rferuar burimeve të policisië amerikane.
 
 
Nga Beqir SINA
 
Bronks/New York,13 prill / AIK-Presheva Jonë
 

Ngjarja me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 6:30 pasdite me koën e Nju Jorkut, kur shoferi i 20-vjeçar u përpoqën për të kaluar një kamion të ngarkesvae të rënda(tractor)  në pjesën Lindore të rrugës Fordham Road afër Southern  Bulevard (ku ndodhet edhe zyra e Vatrës në Bronks) , policët tha
 
 Sipas policisë aksidenti i rëndë ndodhi ngaqë shpejtësia mendohet të ketë qënë shkaku mbasi shoferi i autoveturës ka tentuar të manovrojë për të mos goditur kamionin dhe përpasojë duke i dalë automjeti jashtëkontrollit është përplasur  në mbikalimin e rrugës, thuhet në njoftimin e AIK “Presheva Jonë”

 Dy të vdekurit sipas policisë janë pasagjerët të gjinisë meshkuj, të moshës nga 16 dhe 19,që u deklaruan në vend të vdekur.  Shoferi i automjetit një 20 vjeçar është në gjendje kritike dhe në luftë me jetën në reaminacion.
 
Raporti i parë i policisë theksonë se:” Nuk ishte e qartë nëse ndonjë prej viktimave ishin të lidhur me rripin e sigurimit të tyre”, dhe se cilat kanë qënë shkaqet që çuan deri në këtë aksident me pasoja tragjike . Ata thanë se hetimet vazhdojnë dhe pritet të dalin me një raport të poltë
SHPËRNDAJE