Agjencia Kosovare e Inteligjencës funksionin edhe në Veri të Kosovës, por duhet krijuar më shumë hapësirë për funksionim të saj në këtë pjesë të vendit. Këto komente i bëri sot kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, Florin Krasniqi, pas mbledhjen së komisionit ku është shqyrtuar raporti lidhur me shpenzimet e buxhetit të AKI-së.

Udhëheqës të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, kanë paraqitur sot para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, raportin rreth shpenzimeve të buxhetit të këtij institucioni.

Duke e vlerësuar si sekrete përmbajtjen e këtij raporti kryetari i komisionit, Florin Krasniqi tha se sipas raportit AKI-ja funksionin edhe në Veri të Kosovës.

“Po sipas raportit të drejtorit agjencia vepron në Veri të vendit, përgjigja është po”, tha Krasniqi.

Duke folur rreth shqyrtimi të buxhetit dhe shpenzimeve të AKI-së, Florin Krasniqi tha se sipas raportit të paraqitur nga AKI-ja, del se nuk ka pasur keqpërdorime financiare nga kjo agjenci.

“Sipas raportit jo, nuk del që agjencia ka bërë ndonjë të gjetur që vlen të ceket ose të hetohet nga komisionit për abuzime financiare”, theksoi ai.

Ndryshe, Krasniqi tha se raporti i AKI-së, nuk vëren të jenë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat do të nxitnin nisjen e hetimeve nga ana e komisionit parlamentarë për mbikëqyrje të AKI-së.

 

SHPËRNDAJE