bujanoc-komuna-1-1024x576Partia për Veprim demokratik, koalicioni i bashkuar rreth SNS dhe Lëvizja e progresit Demokratik e Jonuz Musliut janë afër arritjes së marrëveshjes së koalicionit qeverisës në Bujanoc, ku së bashku me një këshilltar rom do të arrijnë 24 mandate nga 41 sa ka Kuvendi komunal në Bujanoc.

Kjo marrëveshje siç ka mësuar presheva.com do të arrihet pas festave të 1 majit.

Në zgjedhjet lokale PVD ka fituar 12 këshilltarë, PD e Nagip Arifit ka fituar 10 këshilltarë, koalicioni rreth SNS ka 7, Stojança Arsiq ka 5, LPD ka 4, Lista serbe ka 2 dhe romët kanë një kandidat.

SHPËRNDAJE