Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi, gjate dites se sotme e ka pritu ne takim ambasadorin amerikan ne Kosove, te cilit i ka dhuruar edhe nje bluz kombetares tone.
Ademi ka thene se eshte nder kur te mbeshtet nje personalitet siq eshte ambasadori amerikan.
Postimi i plote i z. Ademi ne facebook:
Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.
Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane.
E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por futbolli është i tillë dhe jo rrallë nuk fiton ai që e kërkon atë me ngulm.
Sidoqoftë, djemtë tanë kanë nevojë për t’i qëndruar afër dhe për t’i përkrahur maksimalisht. Ata po mundohen ta japin më të mirën e tyre dhe besojmë se në ndeshjet e ardhshme do të marrin rezultatet që i presim të gjithë.
Falënderoj edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe, të Zvicrës, të BE-së dhe të Greqisë që krahas institucioneve tona ishin në ndeshje dhe janë përkrahës të Dardanëve.
E një falënderim edhe për të gjithë tifozët, të cilët krijuan atmosferë madhështore në ndeshjen e mbrëmshme, e të cilët në fund përkundër rezultatit zhgënjyes i duartrokitën Dardanët tanë.
FORCA KOSOVË! ⚽️ 🇽🇰 🤝 🇺🇲
A.A.