I pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili ndodhe ne Budapest ne evente te UEFA,se, me ane te nje postimi ne facebook ka njoftuae se e ka takuar homologun e tij rumun me te cilin ka diskutuar ne lidhje me ndeshjen qe kombetarja rumune do ta luaj muajin e ardhshem kunder Kosoves ne Prishtine. Ademi e ka siguruar z. Burleanu se nuk kane arsye per shqetesim ne lidhje me sigurine ne Prishtine, si pasoje e zhvillimeve ne veri te vendit.
Ja postimi i z. Ademi:
Këto ditë në mediet e Rumanisë kanë qarkulluar disa lajme që flisnin për shqetësimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu, lidhur me sigurinë e tifozëve rumunë për ndeshjen e 16 qershorit kundër Kosovës në Prishtinë, e të cilat shqetësime lidheshin me situatën e fundit në veri të vendit tonë.
Në kuadër të takimeve në UEFA, sot zhvillova një bashkëbisedim me presidentin Burleanu dhe e sigurova se gjendja në Prishtinë është në rregull dhe nuk ka asnjë lidhje me pasigurinë.
Ne si federatë, bashkë me institucionet shtetërore, do të marrim masat e nevojshme për të siguruar që ekspedita e Kombëtares së Rumanisë dhe tifozët e tyre të ndihen të sigurt gjatë qëndrimit në Kosovë, ashtu siç kujdesemi për çdo ekip tjetër.
Kosova, në këtë drejtim, e ka dëshmuar organizimin dhe mikpritjen e jashtëzakonshme për të gjitha ekipet dhe tifozërit e tyre.
I shpreha presidentit Razvan Burleanu mirëseardhje në Kosovë dhe i premtova se do ta kenë pritjen dhe sigurinë sipas të gjitha rregullave dhe protokolleve të UEFA-së.
Ndeshja Kosovë – Rumani do të jetë një përballje futbolli dhe asgjë më shumë, ku do të luhet ‘fair-play’ dhe në fund do të fitojë më i miri.