Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi sonte ishte i ftuar në emisionin “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ku ka folur gjërë e gjatë për sukseset por edhe problemet të cilat po mundohen ti bëjnë grupe të intereseve.

Ademi ndër të tjera ka folur për një vizitë të cilën e ka pas në UEFA dhe FIFA bashkë me ministrin z. Hajrullah Ceku, ku qëllimi i kësaj vizite ka qenë bashkërendimi i projekteve në infrastrukturë, të cilat i ka parapa ministria e kulturës e Republikës së Kosovës me ministrin Ceku, ku z. Ademi ka thënë se kanë gjetur përkrahje edhe në UEFA e FIFA të cilët kanë thënë se filloni ju punët dhe kudo që ngelni apo hasni në telashe, ne jemi krah jush.
Duke e vlerësuar lartë projektin për zhvillimin e futbollit të qeverisë së vendit, z. Ademi ka thënë se nëse e gjitha kjo do të realizohet sipas plani, përfundimisht problemet infrastrukturore të vendit tonë do të zgjidhen, ndoshta edhe për 80 apo 100 vitet e ardhshme.

SHPËRNDAJE