Dark Mode Light Mode

Adelina Ismaili reagon pasi RTK ia ndali transmetimin e emisionit: Unë jam ajo që këndoi nën hundët e milicisë, nuk besoj në robëri

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisioni të saj në RTK, ku i ftuar ishte teologu Drilon Gashi, bëri një reagim edhe gjatë ditës së sotme.

Ismaili tha se emisionin do ta publikoj nesër në faqen e saj në Facebook, pasi siç është shprehur beson ende në liri dhe siç është shprehur në atë Adelinën që qysh e vogël këndonte nën hundët e milicisë serbe.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër

Advertisement

Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 4 =

Previous Post

“Oj Kosovë, oj nëna ime” jehon në skenën e American Idol, djaloshi nga Kosova surprizon prindërit nga skena e spektaklit (VIDEO)

Next Post

Flet avokati i Haxhi Shalës në Hagë: Qeveria ka ndryshuar tarifat – 1 mijë euro për gjithë ekipin, kjo është joserioze

Advertisement