“Flukset e para të migracionit nga vitet e ’90 e kanë bërë Shqipërinë një vend me një nga normat më të larta emigracionit në botë. Nga një popullsi prej 3.4 milion, rreth një milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë sot jashtë vendit të tyre.”, ka pohuar raportuesi i OKB-së për Migracion z.François Crépeau njofton nga Kombet e Bashkuara agjencia informative “Presheva Jonë”.Statistikat
Në vitin 2003 në Greqi, sipas Raportit Vjetor të Komisionit Europian mbi Statistikat e Migrimit, Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptarë. Në vitin 2006 në Itali, sipas ISTAT-it dhe Zyrës Italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin 348 813 shtetas shqiptarë. Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin 113 661 shtetas shqiptarë. Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB-së, jetonin dhe punonin 50 000 shtetas shqiptarë. Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14 935 shtetas shqiptarë. Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11 630 shtetas shqiptarë. Statistikat kanë nevojë për rifreskim në data referimi, por edhe në interpretim, sipërmarrje e vështirë, por jo e pamundur, për të cilën ka nisur punën Drejtoria e Politikave Migratore.
“Nga numri i përgjithshëm, një e katërta e së tretës së qytetarëve shqiptarë sot janë jashtë vendit.” Deklaruar sot në Gjenvë z. Crépeau, duke iu referuar flukset e migracionit të rëndësishme që nga fillim të viteve ’90 që e kanë bërë Shqipërinë një vend me një nga normat më të larta emigracionit në botë. “Nga një popullsi prej 3.4 milion, rreth një milion shqiptarë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre.”, ka pohuar ai në Forumin Ndërkombëtar për Migracion që po zhillon punimet këtyre ditëve në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Ky është misioni i parë në Shqipëri nga një ekspert i pavarur i ngarkuar nga Kombet e Bashkuara Këshilli i të Drejtave të Njeriut me monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut të emigrantëve, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e veçanta të grave, fëmijëve dhe ato të padokumentuar, ose në një gjendje të parregullt.