Dark Mode Light Mode

EULEX-i KA HULUMTUAR NË LIQENIN E LIVOÇIT

Sipas FoNet-it të Beogradit dhe JUGpress-it të Leskovcit,

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeljeviq  tha sot se Ekspertët e Misionit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me zhytësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer një operacion në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit , në kërkim të mbetjeve të personave të zhdukur, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

Preshevë, 24 qershor / AIK-Presheva Jonë

Advertisement

“Në këtë rast nuk janë gjetur kurfarë mbetjesh” tha Gudeljeviq dhe shtoi se “Ekipi do të jetë gati për të shkuar përsëri nëse do të ketë informacione të reja”

Ajo tha se operacioni, i cili u zhvillua këtë vit, ishte rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm mes EULEX/OSM-së dhe FSK-së. “Qëkur ekspertët e EULEX-it iu bashkuan OSM Ekspertëve në dhjetor 2008.  Departamenti ka kryer më shumë se 290 operacione në terren” tha Gudeljeviq.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 6 =

Previous Post

Tërmet në Oqeanin Paqësor

Next Post

Ministri serb MARKOVIC: Ne nuk mund t ja kthejme Rizes pushtetin e humbur në Preshevë...

Advertisement