Dark Mode Light Mode

TVP: Asgjësohen bomba në fshatin LEZBALI

Këto mjete shpërthyese kanë qenë të evidentuara më parë , ndërsa në orët e mëngjesit ekspertët kanë qëndruar në Malësinë e Preshevës , ku janë zhvendosur 4 bomba dore që ishin në mes të fshatit Kurbali dhe Lesbali.

 

Arditë BEHLULI

Advertisement

Lezbali, 17 mars / AIK-Presheva Jonë

Më pas ky ekip i shoqëruar nga referati për situata të jashtëzakonshme në Preshevë në bashkëpunim me Stacionin Policorë, Shtëpinë e Shëndetit dhe ekipin e zjarrfikësve kanë qëndruar edhe mbi fshatin Bushtran ku është tërhequr edhe një bombë dore. Por këto 5 bomba, janë futur në një kasafortë , dhe janë dërguar mbi fshatin Leran ku dhe është caktuar hapësira për asgjësimin e mjeteve të pa eksploduara. Ekspertët fillimisht kanë vëzhguar terrenin me ndihmë e policisë duke siguruar se asnjë banorë nuk është për rreth, pasi rrezikshmëria mund të arrijë deri në 500 metra. Gjithçka është realizuar mirë dhe pas asnjë rrezik për qytetarët. Projekti për asgjësimin e mjeteve të pa eksploduara në territorin e komunës së Preshevës është I financuar nga organizata joqeveritare nga Norvegjia “Ndihma e popullit” në bashkëpunim me Referatin e situatave të jashtëzakonshme në Preshevë .Ky projket duhet të përmbyllet në vitin 2012, në mënyrë që teritori I komunës së Preshevës të shpallet vend I pastruar nga mjetet e rrezikshme ekploduese që janë si pasojë e luftës në vendin tonë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 4 =

Previous Post

Thaçi u drejtohet ndërkombëtarve për krizën politike në Maqedoni

Next Post

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë Zoran Konjanovski është pritur sot me ceremoni ushtarake në vizitën e tij në Kosovë

Advertisement