Dark Mode Light Mode
Topi letër Obamës: Shqipëria aleate besnike e SHBA
OVL e UCPMB përkrahin reciprocitetin e te drejtave mes serbeve te Kosoves dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Seminar në Bujanoc për përmisimin e ekonomisë , organizuar nga fonadacioni gjerman ""Hans Zaidel Lutz"

OVL e UCPMB përkrahin reciprocitetin e te drejtave mes serbeve te Kosoves dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të, Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) përkrahu sot  deklaratat e disa politikanëve të cilët kërkojë reciprocitet ndërmjet të drejtave politike të Serbëve në veriun e Kosovës dhe të drejtave të Shqiptarët në Luginën e Preshevës, ka njoftuar sot JugPress.

Preshevë, 15 mars / AIK-Presheva Jonë

Kjo Organizatë, njëkohësisht kërkoi nga “spektri i përgjithshëm politik” të bashkohen rreth kërkesave të Shqiptarëve dhe përkujtoi se Bashkimi Europian duhet të kërkojë nga Serbia  respektimin e të drejtave të pakicave si njërin nga kushtet për inkuadrim brenda saj.

Advertisement

Kjo Organizatë për herë të parë nuk del në opinion me kërkesën decidive për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën dhe nuk thirret në referendumin e vitit 1992 përmes të cilit edhe u kërkua një gjë e tillë por angazhohet për respektimin e të drejtave të Shqiptarëve si pakicë në kuadër të Republikës së Serbisë.

 

OVL e UÇPMB-së kërkon nga “Politika Shqiptare e Luginës së Preshevës që të qëndrojë fortë pas Deklaratës politike të 28 Janarit të këtij viti në të cilë kërkohet nga Bashkësia Ndërkombëtare të ndikojë për lirimin e shpejtë të Shqiptarëve të cilët ‘gjykata serbe për krime lufte i dënoi pa asnjë dëshmi’ për  kryerjen e krimeve të luftës ndaj Serbëve në Gjilan si pjestarë të Gupit të Gjilanit” (JugPress)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − 10 =

Previous Post

Topi letër Obamës: Shqipëria aleate besnike e SHBA

Next Post

Seminar në Bujanoc për përmisimin e ekonomisë , organizuar nga fonadacioni gjerman ""Hans Zaidel Lutz"

Advertisement